
Gjinekologu ngre alarmin: S*ksi oral ka sjellë raste të rënda kanceri, një perversion
Shkëlqim Balili, mjeku gjinekolog më i njohur në Shqipëri,ndërsa ishte i ftuar në një emision televiziv foli në lidhje me marrdhëniet seksuale. Me një përvojë më shumë se 40 vjeçare, doktor Balili ka bërë bujë në median shqiptare për shkak të deklaratave që ka shprehur. Ndër to është edhe konsumimi i lëngut spermatik.
“Ajo është spermatozoid, lëng seminal të spermës dhe është esencialisht proteinë, masë proteinike. Nuk helmohet” – e përfundoi gjinekologu shpjegimin e tij duke ngulmuar se nuk e ka promovuar konsumimin e tij.
Doktori shprehu se sheh shumë perversion mes të rinjve dhe jo vetëm, ku ndër to përmendi edhe seksin e parakohshëm për të cilin tha se mund të rrezikoj jetën me kancer për minorenët, për shkak të viruseve që mbarten në organet gjenitale ende të paformuara.
“Seksi bazohet në sistemin riprodhues dhe është vazhdimi i jetës. Marrëdhëniet e parakohshme, është alarmante. Do të thotë që organet gjenitale janë të paformuar. Një risk deri në kancer. Maturiteti fillon 18-19 vjeç. Çdo seks që është në pubertet është perversion, anti shëndetësor, mbart me vete viruse, mikrobe, infeksione, psikologjinë e rëndë, shtatzëninë e padëshiruar.”
Por jo vetëm seksi i parakohshëm, për mjekun gjinekolog Balili edhe marrëdhëniet anale apo orale janë perversion, për të cilat shprehu:
“Unë marrëdhëniet seksuale anale i quaj perversion. Dhe seksin oral e quaj perversion. Unë quaj sekse marrëdhëniet vaginale, për kënaqësitë seksuale dhe riprodhimin. Për këtë, meshkujt në Shqipëri duhet të jenë atraumatik, të sjellshëm, ta krijojnë seksin biologjik me intimitet, jo mekanik.”
Ai foli në mënyrë alarmante mbi shtimin e rasteve të kancerit si pasojë e seksit oral.
“Unë kam parë një rast që nuk e harroj dot, një grua 34 vjeçe. Një kancer i gjendrës parotis, të pështymës nga seksi oral. Prezenca e virusit nuk pyet për gjë, të infekton dhe po qe ky tip, je i destinuar për kancer.”
Një ndër temat e prekura ishte dhe qepja e vaginës për “të ruajtur” virgjërinë. Balili shprehu se tashmë nuk ndodh më, por as në kohë nuk ishte një teknikë e përhapur pasi mjekët mund të rrezikonin burgun.
“Përpara ka qenë një gjë e jashtëzakonshme. Nuk ka kërkesë, nuk e kërkojnë. Ndoshta nga zonat e thella, ndërsa ne na kanë ardhur nëse e bëje një qepje të tillë, le që nuk arrihet, por të arrestonte ligji. Te të rinjtë e të rejat sot nuk diskutohet më. Ajo është një embranë që krijon një ruajtje gjatë proçesit të maturitetit të vajzës.”




"O besprem"/ Lulzim Basha përballet me kalimtarin: Hajde, hajde që ta...
Historia e plotë >


Tentoi të vriste të riun pas një sherri, arrestohet Briken Rusta në Elbasan
Historia e plotë >

Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Qeveria nis zëvendësimin e ambasadorëve, Top Channel siguron emrat
Historia e plotë >
Sulmohet nga serbët automjeti i ekipit të Top Channel, protestuesit i he...
Historia e plotë >
Kujdes, shiu nuk i ndahet Shqipërisë! Ja sa do të jenë temperaturat

“Ngrijnë” monedhat e huaja/ Me sa shiten dhe blihen euro dhe dollari sot?

Nis në orën 13:00! Reshje dhe rrufe të shumta, zonat që do të “pushtohen” nga moti i keq
Aktualitet




"O besprem"/ Lulzim Basha përballet me kalimtarin: Hajde, hajde që ta...
Historia e plotë >