Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Gjiknuri zbret në terren pas largimit të Ballës, Nikolla ia kalon stafetën Klosit në Lezhë

Gjiknuri zbret në terren pas largimit të Ballës, Nikolla ia kalon

Partia Socialiste ka nisur sot turin e takimeve prezantuese të Drejtuesve Politik të Qarqeve, pas vendimit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Pas largimit të Taulant Ballës, punën në terren e ka marrë në dorë sekretari i ri i PS, Damian Gjikunuri, i cili sot nga Lezha e kaloi stafetën e drejtimit të këtij qarku nga Lindita Nikolla tek Blendi Klosi.

“Falenderova Linditën për gjithë kontributin e saj në gjithë këto vite në këtë qark dhe jam i bindur që me urtësinë dhe qytetarinë që e karakterizon do të drejtojë më së miri Kuvendin e Shqipërisë, duke përfaqësuar denjësisht jo vetëm Lezhën por gjithë qytetarët e Shqipërisë.

Qarku i Lezhës tashmë do të drejtohet nga një socialist si Blendi Klosi, që ka provuar se në çdo detyrë di t’ja dalë më së miri me rezultate maksimale, siç e tregoi dhe në këto zgjedhje.

Me bashkëpunimin e të gjithë hallkave drejtuese të këtij qarku, jo vetëm do ja dalim të mbajmë rezultatin e arritur deri më tani, por edhe ta përmirësojmë në sfidat elektorale të radhës”, shkruan Gjinkuri./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore