Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Gjiknuri flet për herë të parë për raportin me Taulant Ballën

Gjiknuri flet për herë të parë për raportin me Taulant

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ishte i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Zona Zero” në Top News.

I pyetur nga moderatori Thimi Samarxhi për Taulant Ballën, i cili u vendos drejtor politik në Fier nga Rama edhe pse pati rezultatin më të mirë në zgjedhje, Gjiknuri tha se Balla ka bërë një punë të mirë në Elbasan.

“Unë e kam thënë që në PS mund të ketë pasur çështje të menaxhimit të pritshmërive. Se  njerëzit krijojnë pritshmëri të ndryshme. Taulanti ka një detyrë të rëndësishme, që askush nuk mund ta mohojë, është një lider i mazhorancës në parlament.

Mund të ketë pasur pritshmëri të tjera, është legjitime, e sidomos njerëzit që kanë pasur sukses elektoral.

Por Taulanti ka aq eksperiencë politike sa mos ta hedhë dëm të gjithë kontributin e tij në Partinë Socialiste vetëm për një moment të caktuar. Kështu që jam i bindur, marrëdhëniet me të i kam shumë korrekte. Bashkë kemi qenë në Elbasan, kemi takuar strukturat,” tha Gjiknuri.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore