Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Gjermania paraqet kushtin e fortë ndaj qeverisë për hapjen e negociatave: Kthehuni në...

Gjermania paraqet kushtin e fortë ndaj qeverisë për hapjen e

Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU, Johann David Wadephul, i ka bërë thirrje Shqipërisë që të arrijë një konsenus në Këshillin Politik për reformën zgjedhore. Wadephul ia tha këtë DW, pas takimit që ai pati në Berlin me Ministrin në detyrë për Punë të Jashtme, Gent Cakaj.

Wadephul-i i tha DW në përfundim të takimit, sot në Berlin, se Gjermania e mbështet Shqipërinë në plotësimin e gjashtë kushteve të vëna nga Bundestagu. Por ai shtoi se ka ende për të bërë.

“Kthejuni konsensusit në Këshillin Politik. Dhe jepini ODIHR-it mundësinë që të vlerësojë ndryshimet që do të arrihen në Këshillin Politik për listat zgjedhore. Vetëm nëse thotë ODIHR-i se reforma zgjdhore është në përputhje të plotë me kriteret e OSBE/ODIHR-it, atëherë edhe ne do ta kemi të lehtë që të themi se është plotësuar edhe kushti i reformës zgjedhore."

Cakaj ndodhet në Berlin për një vizitë dyditore për të lobuar për hapjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare. Deri tani ai është takuar edhe me Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Çështje të Evropës, Gunther Krichbaum, dhe me Ministrin për Cështje të Evropës, Michael Roth.

Sakaq sipas njoftimit te ministrisë së Jashtme, gjatë qëndrimit në Berlin, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Federale Gjermane, Michael Roth.

Biseda u përqendrua në punën e bërë prej Shqipërisë drejt mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare, duke përfshirë diskutime të hollësishme mbi procesin e reformës zgjedhore, luftën kundër krimit e korrupsionit, plotësimit të vakancave në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese, si dhe ngritjen e SPAK dhe BKH.

Gjermania paraqet kushtin e fortë ndaj qeverisë për hapjen e

“Ekziston një fakt i njohur nga të gjithë: Shqipëria ka bërë përparim madhor në pesë prioritetet kyçe dhe gëzon të gjitha kapacitetet e nevojshme për të rrugëtuar më tej drejt anëtarësimit në BE.” - u shpreh Cakaj në postim.

Më tej, bashkëbiseduesit theksuan nevojën e menjëhershme të liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës, sepse sipas tyre, jo vetëm që i ka plotësuar kushtet teknike, por ka bërë më shumë se çdo vend tjetër në rajon për të fituar mundësinë e lëvizjes së lirë në hapësirën e familjes evropiane.?

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore