Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Gjeni manipulues financiar” / Berisha: Kam kërkuar shpalljen “non grata" të George Soros

“Gjeni manipulues financiar” / Berisha: Kam kërkuar shpalljen

Nga Berati, ku po mban foltoren e parafundit, Sali Berisha deklaroi se në të shkuarën ka kërkuar shpalljen “non grata” të George Soros.

“Armiku i demokracisë është George Soros. Për këto arsye unë kam kërkuar që ai të shpallet non grata nga Kongresi amerikan, që t’i ndalohet që të përfshihet në politikë jashtë SHBA. I kam shkruar Sekretarit të Shtetit që Soros është kryekorruptori i demokracive.

Berisha tha se Soros është gjeni në manipulimet financiare, që tha se shkojnë në kufijtë e genocidit, sepse, sipas tij, ata që e pësojnë janë njerëzit e varfër.

“Për këto arsye kam kërkuar në Kongresin amerikan dhe në Parlamentin Europian që ai të shpallet non grata”, u shpreh Berisha.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore