Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Gjendet i vdekur pronari i hotelit në Divjakë, policia: U dogj brenda dhomës

Gjendet i vdekur pronari i hotelit në Divjakë, policia: U dogj brenda

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë. 

Bëhet me dije për mediat se një hotel është përfshirë nga flakët, teksa ka humbur jetën pronari 60-vjeçar. 

Pronari i hotelit ishte duke qëndruar në një nga dhomat e hotelit të tij, kur ndërkohë ajo është përfshirë nga flakët. 

Mësohet se pronari është asfiksuar dhe më pas është djegur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 10:30, në Divjakë, është gjetur i pajetë shtetasi Ll. M., 60 vjeç, në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij. Nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore