Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ngjarje e rëndë në Kamëz, gjendet i pajetë një 71-vjeçar italian në dhomën e një hoteli

Ngjarje e rëndë në Kamëz, gjendet i pajetë një

Një 71-vjeçar italian është gjetur i pajetë në një hotel. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Kamëz.

Policia ka bërë të ditur se shtetasi me iniciale A. S., është gjetur në dhomën e hotelit ku qëndronte. Nga hetimet paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tyre.

Nga ana tjetër, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak.

Njoftimi i policisë:

Me datë 08.12.2021, në një hotel në Kamzë, nga shërbimet e hotelit, është gjetur në dhomë pa shenja jete, shtetasi italian A. S., 71 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore