Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Gazetari në Bruksel jep lajmin: BE në qershor bën lëvizjen e madhe për Shqipërinë

Gazetari në Bruksel jep lajmin: BE në qershor bën lëvizjen e

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit duket se kanë qenë një test për klasën politike shqiptare dhe përsa i përket procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Por një lajm i madh duket se vjen nga Brukseli. Gazetari i Euronews në Bruksel, Jack Parrock ka dhënë një lajm për Shqipërinë, duke bërë të ditur se në qershor Komisioni i Europian do të bëjë një lëvizje të madhe në muajin qershor.

“Breaking/ Komisioni i Europian do të propozojë një lëvizje të madhe përpara për procesin e pranimit për Shqipërinë. Burimet më thonë Komisioni do të rekomandojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në samitin e qershorit të liderëve të BE. Shtetet e BE-së më pas do të zgjedhin nëse do të miratojnë”, shkruan gazetari në rrjetin e tij social.

Ndërkohë që një lajm i tillë pritet të konfirmohet në ditën në vijim, të mërkurën mbërrin në Shqipëri, eurokomisoneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varlehyi. Zyrtari i lartë e KE-së do të zhvillojë turin ballkanik në kuadër të ndihmës së BE-ja për procesin e vaksinimit për parandalimin e përhapjes së Covid. Ndërsa nuk përjashtohet që me liderët politik shqiptar të diskutohet edhe për çështjen e zgjedhjeve dhe mundësinë e avancimit të procesit për integrimit evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria presin mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare./ Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore