Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Gati për qitje/ Kapet me pushkë në krah 53 vjeçari në Mat, policia jep detaje (FOTO)

Gati për qitje/ Kapet me pushkë në krah 53 vjeçari në

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Policia e Matit ka vënë në pranga një 53 vjeçar nga Klosi pasi është konstatuar që po lëvizte me pushkë, të mbushur me fishekë, gati për qitje.

"Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një terren të hapur të njësisë Administrative Suç, kanë kapur shtetasin N. B., duke qarkulluar me armë zjarri pushkë me krëhër të mbushur me fishek.

Gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur e sekuestruar një sasi municioni luftarak që i posedonte pa lejen e organeve kompetente", njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Mat, për veprën penale " Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore