Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Gafa e radhës nga Berisha në takimin me emigrantët e Londrës: Kam respekt të madh për Madhërinë e Saj!

Gafa e radhës nga Berisha në takimin me emigrantët e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një gafë sot gjatë bashkëbisedimit me emigrantët e Londrës. Duke qenë se Britania e ka futur në listë të zezë, ai po përdor mediat online për të komunikuar me ta.

Por teksa fliste, Berisha harroi që Mbretëresha Elizabeth ka ndërruar jetë, pasi vijonte të fliste për Madhërinë e Saj.

Teksa sulmonte ambasadorin britanik në vendin tonë tha: “Shumë shpejt do t’i bëjë publike trillimet e ulëta të një njeriu të korruptuar. Por Britania është shtet ligjor dhe kam besim te drejtësia e vendit ku jeni ju. Ky diplomat pasi ka mashtruar qeverinë tij, vijon e mashtron. Ai thotë se Berisha sulmon ambasadorin dhe  qeverinë e Madhërisë së Saj. Unë nuk kam sulmuar kurrë qeverinë e Madhërisë së Saj sepse kam respektin më të madh. Më falni Madhërisë së tij”.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore