Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Gabimi i tij ishte se dashuroi!”/ Flet daja i 23-vjeçarit që u vra nga ish-burri i partneres në Itali: Familjet e kishin…

“Gabimi i tij ishte se dashuroi!”/ Flet daja i 23-vjeçarit

Një ditë më parë në Itali ndodhi një krim i trefishtë, ku burri vrau ish-gruan e tij, partnerin e saj dhe më pas i dha fund jetës. Sot familja Mërkuri në fshatin Grykë në Fier ka hapur dyert e mortit.

Familjaret dhe banorët e zonës janë tronditur nga krimi i rëndë i ndodhur në Itali ku ish-bashkëshorti i Mynevere Karabollaj ( Myrtaj) vrau me thikë atë dhe bashkëjetuesin e saj 23-vjeçar Flonino Merkuri. Pas ngjarjes se rëndë është gjetur i vdekur në një magazinë edhe autori shqiptar.

Ndërkohë daja i 23-vjeçarit, Tajar Osmani mes dhimbjes tregon se vrasja e 23-vjeçarit ishte e pabesë dhe se më parë ndërmjet nipit të tij dhe ish-bashkëshortit të 37-vjeçares nuk ka patur asnjë konflikt madje ka theksuar se lidhja e Myneveres dhe Florinos ishte e pranuar nga familjaret e të dyja palëve.

Ndërkohë daja i viktimës apelon që ngjarja të mos përflitet dhe kërkon që trupi i nipit të tij të kthehet sa më parë. Flonino Mërkuri ishte djalë i madh i familjes dhe vëllai i dy motrave, tha daja për News24. 

“Ngjarjen e morëm vesh natën. Mori mbesa në telefon. Ai që bëri krimin i mori përsipër vrau dhe veten. Portalet shkruajnë duke ngrënë fara luledielli pa mësuar si është e vërteta. Gabimi i djalit ishte që dashuroi. Që të dashurosh nuk është gabim. Gabim tjetër s’ka bërë djali. Gruaja ishte e divorcuar këtu e 10 vite më parë. E kishte braktisur vetë ish bashkëshorti. Personi që bëri vrasjen ishte ish burri i saj. Djali kishte tre vjet me të. Ka ardhur këtu në shtëpi gruaja. Ka vajtur nipi dhe tek vëllezërit e saj në Vlorë. Tani presim të na vij trupi. Nuk ishte krim i paralajmëruar pasi nuk ka pasur as gërvishtjen më të vogël me ish-burrin. Hera e parë vajti bëri krimin. Po të kishte patur konflikt më parë do kishim marrë djalin. Djali ka një vit e ca në Itali, por me vajzën kanë tre vite që njihen. Ishte marrëdhënie me njohje familjare, jo problematike”, tha daja.




Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore