Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Furgoni i policisë iu fut në shtëpi teksa po flinte, pronari në lot: Thashë se ishte bombë (FOTOT)

Furgoni i policisë iu fut në shtëpi teksa po flinte, pronari

Një përplasje me një mjet tip “Audi” i furgonit të policisë kufitare në Pogradec, bëri që ky i fundit të dalë nga rruga dhe të përplaset me murin e kësaj banese në anë të rrugës duke e shembur plotësisht.

Pronari i saj Irjat Hyko, 52 vjeç, në atë moment ishte në gjumë.

Veç frikës që përjetoi, që fatmirësisht nuk solli pasoja fizike për të, tashmë do ti duhet të përballet me dëmet që mbetën pas.

Mes lotëve ai kërkon ti rindërtohet banesa, duke shtuar se do të bëjë roje dhe nuk do të lejojë largimin  nga aty të furgonit.

“Aksidenti ndodhi para dy orësh. Po flija. Thashë bomba, e hodhi ndonjëri. Kur dal… Kjo është banesa ime, jam punëtor krahu.Dëmi në banesë është i madh,nuk më thanë asgjë. U bë, u bë. Nuk e ndërtoj dot.Të më bëhet muri sot apo nesër. Do të rri roje, nuk e lë të lëvizë furgoni. Po të kishte hyrë këtu mua do të më kishte vrarë”, ka deklaruar ai për OraNews.

 Furgoni i policisë iu fut në shtëpi teksa po flinte, pronariFurgoni i policisë iu fut në shtëpi teksa po flinte, pronari

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore