Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

FTESAT/ 8 dhjetori, Basha dhe Berisha të ndarë në dy ceremoni të ndryshme

FTESAT/ 8 dhjetori, Basha dhe Berisha të ndarë në dy ceremoni

31-vjetori i lëvizjes së Dhjetorit, të studentëve që u ngritën kundër regjimit komunist e gjen të ndarë Partinë Demokratike.

Partia që lindi pas kësaj lëvizjeje do të ketë dy aktivitete të ndara në ditën e Rinisë, 8 dhjetorit, një të organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe tjetri nga selia e PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha.

Sali Berisha ka njoftuar një takim në Qytetin Studenti në ora 12:00. Ndërsa më herët do të zhvillojë homazhe te shtatorja e Azem Hajdarit.

Kryetari aktual Lulzim Basha ka bërë me dije se me më 8 dhjetor do të zhvillojë një takim në ambientet e Ar Turbinës. Ky do të jetë takimi i parë i hapur i Bashës, pas përplasjeve të forta mes tij dhe Berishës.

FTESAT/ 8 dhjetori, Basha dhe Berisha të ndarë në dy ceremoni

FTESAT/ 8 dhjetori, Basha dhe Berisha të ndarë në dy ceremoni

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore