Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Frikë për hakmarrje/ Të afërmit e viktimës në Bathore të irrituar, policë të armatosur ruajnë banesën

Frikë për hakmarrje/ Të afërmit e viktimës në

Prej ditës së djeshme policia e shtetit vijon të mbajë nën monitorim vendin e ngjarjes në Bathore, ku Agron Tanushi  vrau me armë zjarri kunatën e tij, Jetmira Hasani.

Para banesës ku ndodhi krimi brenda familjes, policia ka vendosur shiritin e perimetrit të sigurisë, me qëllim që të shmanget ndonjë tragjedi tjetër për çështje hakmarrjeje. Top Channel ka siguruar edhe pamjet e policisë, ku banesa ku ndodhi vrasja ruhet nga dy efektivë të armatosur.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes kanë ardhur të afërm të viktimës të cilët kanë qenë të irrituar.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme rreth orës 17:40, në rrugën “Apollonia”,  ku pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta Agron Tanushi ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, Jetmira Hasani./Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore