Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Frikë, apo…?!/ Pse gjyqtarët nuk pranojnë emërimin përkohësisht në Gjykatat e Apelit

Frikë, apo…?!/ Pse gjyqtarët nuk pranojnë emërimin

Vettingu ka krijuar një “gropë” të madhe në radhët e Drejtësisë. Shumë gjykata nuk arrijnë të ngrenë trupa gjykuese. Kjo nuk ka ndodhur vetëm me Gjykatën Kushtetuese, apo Gjykatën e Lartë, që janë përfshirë edhe në debate politike, por edhe në gjykatat e shkallëve më të ulëta.

Vetë Këshilli i Lartë Gjyqësor i gjendur në pamundësinë edhe ligjore nuk ka asgjë në dorë, përveç shpalljes së vendeve vakante dhe thirrjet për interes. Kështu ka ndodhur të paktën për tre herë resht të këtyre thirrjeve, me synimin për të nxjerrë nga ngërçi Gjykatën e Apelit të Korçës dhe atë të Shkodrës që janë më problematike.

Por, pse gjyqtarë të ndryshëm nuk pranojnë të shkojnë si të komanduar për 6 muaj ose një vit për të punuar në këto gjykata?! Arsyeja është e thjeshtë. Nëse pranojnë një vendim të tillë, atëherë ata duhet të nënshkruajnë edhe një deklaratë ku japin pëlqimin, ose e thënë më qartë të pranojnë përgjimin e komunikimit telefonik personal dhe familjarëve, si edhe kontrollin e llogarive bankare.

Në fakt, përgjimi i bisedave telefonike, ose kontrollit të llogarive është pjesë e ligjit numër 95 të vitit 2016 për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, ose ndryshe SPAK, BKH dhe Gjykata e Posaçme, jo në raste të tjera.

Gjithsesi, thirrjet e KLGJ kanë rënë në “vesh të shurdhër”. Asnjë gjyqtar nuk ka shprehur interesin për ta kryer detyrën në një gjykatë të rretheve të tjera.

Pas bllokimit të veprimtarisë së Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, për shkak të gjyqtarëve të larguar nga procesi i vetingut, në rrezik janë gjykatat e Apelit në vend. Për këtë shkak, Këshilli i Lartë Gjyqësor edhe pak ditë më parë u ka bërë një thirrje publike gjyqtarëve të kandidojnë për t’u deleguar në gjykata të tjera nga ajo ku ushtrojnë detyrën aktualisht. 

Por ndërsa “mali” i vendeve të lira në gjyqësor lartësohet, interesi i gjyqtarëve për t’u promovuar nuk shkon në të njëjtin drejtim. Aktualisht Këshilli i lartë gjyqësor vazhdon procedurat për plotësimin me gjyqtarë të 20 vendeve në gjykatat e Apelit në vend, 12 në Apele të zakonshëm, 2 në Apelin Administrativ dhe 6 në Apelin e Gjykatës së Posaçme.

Sipas të dhënave për pozicionet e lira në Apelin e Shkodrës, Korçës dhe Gjirokastrës nuk ka pasur asnjë kandidat, çka është bërë shkak për rihapjen e garës. Ndërkohë për 6 vendet e lira në Apelin e Posaçëm kanë kandiduar 4 gjyqtarë, ndërsa për 6 pozicione të lira në Gjykatën e Posaçme kanë shfaqur interes vetëm 2 kandidatë.

Madje, si për ironi të fatit ligji parashikon edhe privilegje pë rata magjistratë që pranojnë delegimin në gjykata të tjera. Sepse në nenin 15 të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka një sqarim të plotë për pagesat.

Më konkretisht, gjyqtari i deleguar merr një kompensim prej 60 për qind të pagës referuese bazë për pozicionin e ri të delegimit nga puna aktuale në gjykatë në atë për të cilën ka dalë thirrja.

Gjithashtu, nëse punon në vendin e tij të banimit, p.sh punon në Tiranë dhe delegohet në Korçë, magjistrati, i cili transferohet përkohësisht, sipas nenit 46, të këtij ligji, përfiton kompensim shtesë në vlerën jo më pak se 2 për qind të pagës referuese bazë, për çdo ditë të ushtrimit të funksionit në gjykatën ose prokurorinë ku transferohet.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore