Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

FOTOT/ Merr flakë makina e një gruaje në Tiranë, dëmtohen edhe dy mjete të parkuara

FOTOT/ Merr flakë makina e një gruaje në Tiranë,

Tiranë - Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në Tiranë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur pranë qendrës  tregtare “Kristal”, ndërsa LSA ka publikuar edhe fotot e mjetit të shkrumbuar.

Makina e djegur është një “Benz” me targa AA110GT dhe është në pronësi të shtetases E. G.

"Më datë 02.03.2021, rreth orës 10:50, në rrugën “Merdar Shtylla”, si pasojë e një difekti të batërisë, ka marrë flakë mjeti me drejtuese shtetasen E. G., dhe për pasojë  janë dëmtuar pjesërisht dhe  2 mjete të tjera të parkuara.", njofton policia.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur fikjen e flakëve.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Gazeta SHQIP

FOTOT/ Merr flakë makina e një gruaje në Tiranë,FOTOT/ Merr flakë makina e një gruaje në Tiranë,FOTOT/ Merr flakë makina e një gruaje në Tiranë,FOTOT/ Merr flakë makina e një gruaje në Tiranë,

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore