Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

FOTOT/ Bregdeti i Vlorës kthehet në "kosh mbeturinash", Dritan Leli nuk i lë kohë Ramës për ta kritikuar

FOTOT/ Bregdeti i Vlorës kthehet në "kosh mbeturinash",

VLORË - Bregdeti i Vlorës u shndërrua mëngjesin e sotëm në një “kosh mbeturinash”, pasi deti nxori në breg sasi të mëdha mbetjesh.

Karrige, qese plastike, shishe që i duhen 450 vite për t’u dekompozuar dhe solucione pastrimi boshe, kanë mbuluar rerën e bregdetit të Vlorës, pasi dallgët i sollën ato nga moti i keq.

I kritikuar shpesh nga kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku socialist i shpallur “non grata” nga familja e tij politike, Dritan Leli, doli në terren dhe pastoi bashkë me ekipin e bashkisë në një kohë rekord të gjitha mbetjet.

Ai nuk i la kohë as kryeministrit për të reaguar për ndotjen e lartë mjedisore, duke i paraprirë kështu shmangies së një përplasjeje në distancë.

“Kushtet e motit nuk i kontrollojmë dot, por punën e përditshme po. Me ekipet e shërbimit të qytetit, edhe pse në ditë pushimi, aksionin e radhës e përqendruam në breg të detit, për të pastruar gjithë ç'kishte nxjerrë deti gjatë natës! Kur i hidhni bidonat plastik në det, mos kujtoni që, meqenese nuk ju pa kush, i keni hedhur në vendin e duhur! Gjithçka ju kthehet sërish në tryezë, përmes peshkut që hani! Mos abuzoni me tokën, mos abuzoni me detin”, shkruan Leli, ndërsa publikoi edhe foto nga bregdeti i pastruar./Gazeta SHQIP

FOTOT/ Bregdeti i Vlorës kthehet në "kosh mbeturinash",FOTOT/ Bregdeti i Vlorës kthehet në "kosh mbeturinash",FOTOT/ Bregdeti i Vlorës kthehet në "kosh mbeturinash",FOTOT/ Bregdeti i Vlorës kthehet në "kosh mbeturinash",FOTOT/ Bregdeti i Vlorës kthehet në "kosh mbeturinash",

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore