Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Fotot / Basha sot i mbyll derën e PD, por dje i hapte derën e shtëpisë “trafikantit” të Berishës

Fotot / Basha sot i mbyll derën e PD, por dje i hapte derën e

Përmes Gazment Bardhit, krahut të tij të djathtë në Partinë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar Sali Berishën se po mbështetet nga pjesëtarë të një grupi të rrezikshëm kriminal të dëbuar nga Britania e Madhe për trafik droge.

Në përplasjen e së mërkurës me deputetët mbështetës të Berishës, që provuan të hyjnë në godinë, por gjetën të gjitha dyert e mbyllura, Gazment Bardhi tha se dyert e Partisë Demokratike mbeten të hapura për të gjithë demokratët, por jo për trafikantët që shoqërojnë Sali Berishën.

Ai foli për pjesëtarë të një grupi kriminal të quajtur “B9”, që sipas krahut të djathtë të Lulzim Bashës janë të dëbuar dhe skeduar në Angli për trafik droge. Mediet e identifikuan personin që i referohej Gazment Bardhi si Myftar Lumneshi.

Ky i fundit është fotografuar në një rast duke shoqëruar Berishën, kur ish-kreu i PD-së udhëhoqi Komisionin e Rithemelimit të Partisë Demokratike në mbledhjen e parë të zhvilluar brenda godinës së selisë, kur aty ndodhej edhe Lulzim Basha.

Më pas, Myftar Lumneshi është fotografuar edhe në ditët e tjera në oborrin e Partisë Demokratike, por asnjëherë brenda selisë së partisë. Por, nëse sot Lulzim Basha i ka mbyllur dyert e PD-së për Myftar Lumneshin, deri para përplasjes me Sali Berishën, po Lulzim Basha duket se për Lumneshin, që sot krejt papritur u shndërrua në “një trafikant të rrezikshëm”, ka hapur edhe dyert e shtëpisë.

Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela Basha shfaqen me Myftar Lumneshin në disa fotografi, si në Tropojë, ashtu edhe gjatë protestave të 2019-s në Tiranë. Fotot tregojnë një Bashë “miqësor” me “trafikantin” Lumneshi.

Dalja e këtyre fotove në publik ngre disa pikëpyetje mbi moralin mbi të cilin Lulzim Basha ka ngritur rezistencën e tij ndaj Sali Berishës me sloganin “Zgjodhëm të ardhmen”. Nëse kjo do të jetë e ardhmja, atëherë ajo është e përndjekur nga e shkuara dhe e shkuara e Lulzim Bashës është e kompromentuar.

Pse? Së pari, nëse Myftar Lumneshi sot është trafikant dhe pjesë e një grupi të strukturuar kriminal me rrezikshmëri të lartë në Angli, atëherë për Lulzim Bashën e Gazment Bardhin përgjegjësia është e pashmangshme edhe sikur ata sot të dorëzojnë të gjitha informacionet që kanë për të te SPAK, gjithmonë nëse kanë të tilla.

Përgjegjësia e Bashës është se jo shumë muaj më parë, sipas pohimit të Gazment Bardhit është shoqëruar me një “trafikant të një grupi të strukturuar kriminal të quajtur B9” dhe sipas ligjit të dekriminalizimit, kjo shoqëri nuk i kërcënon vetëm postin në krye të PD-së, por edhe vetë mandatin e deputetit dhe vetë karrierën e tij në politikë./Gazeta Shqip

Fotot / Basha sot i mbyll derën e PD, por dje i hapte derën e

Fotot / Basha sot i mbyll derën e PD, por dje i hapte derën e

Fotot / Basha sot i mbyll derën e PD, por dje i hapte derën e

Fotot / Basha sot i mbyll derën e PD, por dje i hapte derën e

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore