Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Fotot/ 30-vjetori, pritja në ambasadën e SHBA, mungojnë Rama dhe Meta, Basha i ftuar në ceremoni

Fotot/ 30-vjetori, pritja në ambasadën e SHBA, mungojnë Rama dhe

Ditën e djeshme në ambasadën amerikane në Tiranë u mbajt ceremonia me rastin e 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Në këtë pritje të veçantë, ambasadorja Yuri Kim ka ftuar të gjithë shtetarët shqiptarë dhe diplomatët.

Ajo që ka rënë në sy është mungesa e presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Kryeministri shqiptar mësohet se ka qenë me një udhëtim jashtë shtetit në Abu Dabi dhe nuk gjendej në Shqipëri. Ndërsa presidenti Ilir Meta nuk dihet nëse ka qenë në  Shqipëri, por nuk ka qenë i pranishëm në këtë event të rëndësishëm, të rivendosjes së marrëdhënieve mes dy shteteve, e ku vendi ynë e konsideron SHBA-në aleatin strategjik.

Të ftuar në këtë takim kanë qenë kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ministrat e qeverisë Rama, si Xhaçka, Çuçi dhe Peleshi. Ambasada amerikane në postimin e saj është treguar e kujdesshme, duke përcjellë edhe njëherësh një mesazh. Kështu ambasada ka publikuar foton e ambasadores me kryedemokratin Lulzim Basha në këtë pritje, duke treguar kështu si një mesazh ndaj liderit aktual të PD-së për përplasjet e fundit me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në këtë takim fjalën përshendetëse e kanë mbajtur kryeparlamentarja Nikolla dhe ministrja Xhaçka.

Fotot/ 30-vjetori, pritja në ambasadën e SHBA, mungojnë Rama dhe

Fotot/ 30-vjetori, pritja në ambasadën e SHBA, mungojnë Rama dhe

Fotot/ 30-vjetori, pritja në ambasadën e SHBA, mungojnë Rama dhe

Fotot/ 30-vjetori, pritja në ambasadën e SHBA, mungojnë Rama dhe

Fotot/ 30-vjetori, pritja në ambasadën e SHBA, mungojnë Rama dhe

Fotot/ 30-vjetori, pritja në ambasadën e SHBA, mungojnë Rama dhe

Fotot/ 30-vjetori, pritja në ambasadën e SHBA, mungojnë Rama dhe

Fotot/ 30-vjetori, pritja në ambasadën e SHBA, mungojnë Rama dhe

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore