
FOTOLAJM/ Thumana ndez dritat dhe hedh pas krahëve tragjedinë e 26 nëntorit, shihni si është transformuar
Thumana ka ndezur dritat pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga lagjja e re që po ndërtohet dhe duket se tashmë aty ka "jetë".
"Thumana sonte është si Shqipëria sot, në çdo sektor, një zonë e ndryshuar rrënjësisht me atë që ishte pas tërmetit, ashtu si edhe Shqipëria pas rrënimit të deri para 7 vjetëve e kusur, ku janë vënë bazat e janë ngritur muret, po ku ende duhet shumë punë për të hedhur çatitë e krijuar mjedisin e ngrohtë të zhvillimit, me frymëmarrje plotësisht të lehtësuar të jetës familjare e komunitare
Thumana sot s'ka krahasim me Thumanën dje, as me atë para tërmetit, por ajo që do të bëhet nesër, kur kjo punë e madhe të jetë kryer plotësisht, s'do ketë krahasim me këtë sonte - njësoj si Shqipëria që është ende një kantier në çdo sektor, ku punët janë akoma larg së qeni të përfunduara.
Sot kemi njëmijë e një arsye për të mos qenë të kënaqur, por kemi një arsye të madhe për të mos u ndalur, bazat e hedhura dhe muret e ngritura me aq shumë mund së bashku, mes vështirësish të jashtëzakonshme.", shkruan Rama.
Thumana ishte zona më e goditur nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës, ku dhjetëra shtëpi u shkatërruan dhe disa persona humbën jetën nga tërmeti tragjik, por duket se ajo kohë ka mbetur pas. /Gazeta SHQIP

Ulsi Manja: Qëndrimet e Metës tregojnë panik dhe rënien e LSI
Historia e plotë >


Emri/ Gjendet gruaja e pajetë në Shkodër, dyshimet e para
Historia e plotë >


Video/ Zjarr në ambientet e televizionit Klan
Historia e plotë >

Shkarravitje kufijsh të rinj në Ballkan
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del dokumenti/ Si do të bashkohet Kosova me Shqipërinë, harta e re e Bal...
Historia e plotë >
LSI braktis zyrtarisht Luan Ramën, Petrit Vasili vihet në siklet nga kom...
Historia e plotë >
Çfarë të konsumoni që të keni energji gjatë agjërimit? Herbalisti i njohur: Mos hiqni dorë nga sallatat, çajrat bimore që heqin etjen

Lista e re/ Udhëtimet jashtë, ministria publikon kushtet e reja për shqiptarët, të vendosura nga çdo shtet

Apeli i mjekut infeksionist: Po qarkullon një virozë tjetër, mos e ngatërroni me Covid
Zgjedhje 2021




