
FOTO+EMRAT/ Jepet dënimi për tre shqiptarët që u kapën në fermën e kanabisit
Tre shqiptarë, Engjell Osmanaj, 29 vjeç, Anjelos Selamaj, 22 vjeç dhe Alban Topi, 29 vjeç, u paraqitën në Gjykatën e Truro Crown ku morën dënimin, pasi u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit.
Ata u kapën në një fermë kanabisi në Kornsh dhe u dënuan përkatësisht Osmanaj me 40 muaj burg, Selamaj 20 muaj burg dhe Topi 16 muaj burg.
Më shumë se 850 bimë kanabis u gjetën dhe sekuestruan, vlera e të cilave llogaritet rreth 731,000 £.
Ata pretenduan se u transportuan atje pa dëshirë. Avokati Lewin tha se Topi dhe Selemaj ishin kopshtarë, ndërsa Osmanaj kishte një rol më të rëndësishëm.
Duke përfaqësuar Osmanajn, Ramsay Quaife tha: “Ai nuk ka asnjë dënim të mëparshëm dhe bëri çmos për t'u dërguar para në shtëpi prindërve dhe motrës së tij në Shqipëri."
Duke përfaqësuar Selamajn dhe Topin, Jon Holmes tha: “Të dy erdhën këtu për një jetë më të mirë dhe përfunduan në burg. Topi konsiderohet si viktimë e skllavërisë moderne dhe të dy e kanë përdorur kohën e tyre në burg për të përmirësuar veten. Ata kanë punuar në mjedisin e burgut dhe kanë mësuar anglisht. Selamaj ka treguar se dëshiron të kthehet në Shqipëri kur të lirohet”.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E FUNDIT/ TËRMET në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Historia e plotë >
Qëllohen me armë gazetarët e Fiks-it, filmuan gërryerjet e paligjshme në...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 9 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas tërmeteve?

KUJDES! Temperaturat arrijnë në -10 gradë celsius, njihuni me parashikimin i motit për ditën e enjte
Aktualitet




