Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

FOTO/ Si u zbulua përfshirja në vrasjen e dy vëllezërve e grabitësit të Rinasit

FOTO/ Si u zbulua përfshirja në vrasjen e dy vëllezërve e

Dosja e vrasjes së vëllezërve Viktor e Besmir Haxhiaj pasditen e 27 Prillit në Durrës i ka shkuar SPAK-ut. Kjo për faktin se tashmë është shpallur në kërkim Talo Çela, i pandehur për grabitjen e Rinasit në 2019, paratë e të cilës dyshohet të kenë sjellë vrasjet e njëpasnjëshme në Durrës.

Emri i 49-vjeçarit nga Elbasani është përmendur nga Klevis Alla, i arrestuar më parë për vrasjen e dyfishtë.

22-vjeçari Alla, që mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ka treguar përballë hetuesve se Çela ka patur një konflikt me viktimat të cilëve u kishte lënë në ruajtje një shumë parash që nuk ia kishin kthyer. Burime pranë Prokurorisë së Durrësit bëjnë me dije se vëllezërit Haxhia pretendonin se shuma e parave ishte grabitur në servisin e tyre, pas një vjedhje që kishte ndodhur në Janar të këtij viti.

Përveç Çelës në kërkim është shpallur edhe Nuredin Dumani, që dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e vëllezërve. Prokuroria e Durrësit ka dalë në përfundimin se vrasja është kryer nga një grup i strukturuar kriminal dhe për këtë e ka transferuar dosjen në SPAK.

Për vrasjen e dyfishtë në Durrës janë arrestuar Altin Ndoci dhe Klevis Alla. Ndoci ka mohuar të jetë përfshirë në atentat. Emri i tij është përmendur nga Klevis Alla që ka treguar edhe vendin ku fshehën armët dhe makinën pas krimit.

FOTO/ Si u zbulua përfshirja në vrasjen e dy vëllezërve e FOTO/ Si u zbulua përfshirja në vrasjen e dy vëllezërve e FOTO/ Si u zbulua përfshirja në vrasjen e dy vëllezërve e

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore