Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

FOTO/ Në prag të 20 vjetorit të themelimit, Dhoma Amerikane e Tregtisë lançon një identitet të ri  

FOTO/ Në prag të 20 vjetorit të themelimit,  Dhoma Amerikane e

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka lançuar një Imazh të ri Identiteti, në prag të 20 vjetorit të Themelimit të saj dhe përpara Asamblesë së Përgjithshme, e cila do mbahet në 15 Tetor.

Imazhi i ri i AmCham simbolizon partneritetin midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, si dhe përfaqëson evoluimin e organizatës, në dy dekada mbështetje ndaj komunitetit të biznesit.

Identiteti i ri i Dhomës Amerikane ndërthur elementin e qëndrueshmërisë së partneritetit në një stil të thjeshtë, inovativ dhe modern. Imazhi i ri vizual i AmCham shkrin në një element të vetëm unik, simbolin përfaqësues të të dy vendeve – ngjyrën e kuqe dhe blu, të flamurit Amerikan dhe shqiponja dykrenare, simbol i flamurit Shqiptar.

Identiteti i ri është pjesë e Planit Strategjik të AmCham, i cili parashikon rritjen e efektivitetit të aktiviteteve të dhomës, ndikimin nëpërmirësimin e legjislacionit dhe klimës së biznesit në vend si dhe transformimin e Shqipërisë në një vend tërheqës rajonal për projekte strategjike nga investitorë Amerikanë dhe ndërkombëtarë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore