Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

FOTO/ Në kërkim nga policia, arrestohet në kufi reperi i njohur

FOTO/ Në kërkim nga policia, arrestohet në kufi reperi i njohur

Reperi Feronit Shabani, i njohur ndryshe me artit Fero është arrestuar mbrëmjen e djeshme në një nga pikat kufitare në Kosovë.

Ai dyshohet se më 28 dhjetor ka shtënë me armë zjarri në një lagje të Gjilanit.

Me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani për mediat në Kosovë.

Si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve intensive hetimore është arritur që të arrestohet në pikë kufitare personi i cili ishte në kërkim policor F.Sh. (1994) shtetas kosovar për shkak të veprës penale.

“Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ i datës 28.12.2022. I njëjti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore në Stacionin Policor Gjilan.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ,”Përdorim i armës’”, ka thënë ai.

FOTO/ Në kërkim nga policia, arrestohet në kufi reperi i njohur

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore