
FOTO/ MASAKROI për vdekje çiftin shqiptar në Itali, ja kush është autori 40-vjeçar i tragjedisë (Emri)
Viron Karabollaj , 40 vjeç, është autori i masakrës në Spinea të Italisë, ku vrau me thikë ish bashkëshorten e tij Mynevere Karabollaj, 37 vjeç, e njohur si ‘ Vera ‘dhe të dashurin e saj Flonino Merkuri , 23 vjeç.
Vironi u gjet i vdekur pasi vrau ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj të ri në mbrëmjen e së dielës 20 nëntor në një shtëpi në Spinea , në zonën e Venedikut.
Mynevere Karabollaj, 37 vjeç, e njohur si ‘ Vera ‘ dhe Flonino Merkuri , 23 vjeç, të dy me origjinë shqiptare, u gjetën të vdekur në shtëpinë në via Leopardi rreth orës 22:00 pasi vajza e gruas kishte ngritur alarmin për shkak se nuk po fliste dot me nënën e saj. Vajza kishte kontaktuar disa herë me nënën e saj pa marrë përgjigje dhe kur zbriti në garazh gjeti trupin e partnerit të nënës së saj.
Pas zbulimit makabër, policia është vënë në ndjekje të Viron Karabollajt. Të dy viktimat kishin plagë me thikë. Policët gjetën në shtëpi thikën me të cilën u krye vrasja e dyfishtë . Hetimet janë fokusuar menjëherë tek ish-bashkëshorti i Mynevere Karabollaj .
Pas një nate kërkimi, dyzet vjeçari u gjet i pajetë në kompaninë via Oriago në Chirignago ku punonte Viron Karabollaj .
Vera ishte zhvendosur në Spinea disa vite më parë me bashkëshortin nga i cili ishte ndarë prej dy vitesh. Më pas ajo kishte nisur një lidhje me bashkatdhetarin e saj Flonino Merkuri , i cili ishte vendosur tek ajo. Një marrëdhënie e penguar nga ish-i që ndau çiftin përgjithmonë me vrasjen mizore të dyfishtë përpara se të bënte vetëvrasje.


E RËNDË në Korçë/ Përplaset makina e prefektit, detajet e para
Historia e plotë >


ZYRTARIZOHET data! Berisha njofton datën e protestës së opozitës
Historia e plotë >



Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Zgjohet" Bordi i Transparencës dhe ndryshon sërish çmimet e karburantev...
Historia e plotë >
Plas sherri mes policëve në Tiranë, punonjësi i FNSH i nxjerr armën shef...
Historia e plotë >
Keni probleme me veshkat? Ky është ushqimi më i dëmshëm

I ftohti 'mbërthen' Shqipërinë/ Të gjithë mezi e prisnit, ja dita kur zbardhet nga bora Tirana

Familjet në shtëpi private konsum tre herë më të lartë energjie se në apartament, çfarë zbuloi studimi tjetër?
Aktualitet


E RËNDË në Korçë/ Përplaset makina e prefektit, detajet e para
Historia e plotë >

