Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

FOTO LAJM/ I enjtur dhe me shenja në trup, momenti kur agresorit të Berishës i është komunikuar arrestimi te Trauma

FOTO LAJM/ I enjtur dhe me shenja në trup, momenti kur agresorit të

Gert Shehu, autori i cili goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha, në nisje të protestës së djeshme të opozitës, i është komunikuar arrestimi në ambientet e Spitalit të Traumës.

Në pamje shihet se Shehu ka marrë dëmtime në kokë dhe trup ku i dallohen enjte dhe shenja gjaku.

Pritet që agresori të shoqërohet në ambientet e paraburgimit ditën e sotme, ndërsa ende nuk ka dhënë deklarime të plota, por është shprehur se do të flasë në një moment të dytë.

Po ashtu mësohet se gjatë mbrëmjes së djeshme janë shoqëruar po ashtu edhe dy bodyguard të Berishës për të dhënë dëshminë e tyre.

Kujtojmë që ditëne djeshme, menjëherë pas incidentit doli një dokument i cili pasqyronte se Gert Shehu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

FOTO LAJM/ I enjtur dhe me shenja në trup, momenti kur agresorit të

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore