Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

FOTO/ Grabiste dhe përdhunonte gratë e moshuara, arrestohet “tmerri i Palasës”

FOTO/ Grabiste dhe përdhunonte gratë e moshuara, arrestohet

Policia e Vlorës ka arrestuar një person me rrezikshmëri të lartë, i cili ishte kthyer në tmerrin e Palasës, ku raportohet se ka grabitur një sërë banesash dhe ka përdhunuar të moshuarat.

Prej ditësh i riu grabiste banesat në Palasë, por policia ende nuk kishte rënë në gjurmët e tij, teksa sot ka rënë në prangat e bluve.

Personi në fjalë, teksa është pikasur nga policia, është munduar të largohet, por pa mundur që t’ja dalë.

Nga pamjet shihet sesi është i mbuluar me thesë në kokë në momentin kur po shoqërohet në komisariatin e Himarës. Kjo, edhe për shkak të akuzave për përdhunim.

Krahas banesave që vidhte, ka dhe akuza nga të moshuara në Himarë për përdhunim, ku do të përballet edhe me to nëse vërtetohen. Autori i dyshuar është identifikuar nga kamerat e sigurisë së një prej banesave që ka grabitur. Krahas sendeve dhe orendive me vlerë vidhte edhe ullinj, vaj ulliri, raki etj.

Në dëshminë në komisariat, ai nuk i pranon krimet e bëra, duke deklaruar se nuk i ka kryer ai dhe e vërteta do dali në shesh.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore