Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

FOTO/ Dëshmia tronditëse e 17-vjeçares së përdhunuar në grup: Më jepnin kokainë dhe më shfrytëzonin si prostitutë, babai ishte...

FOTO/ Dëshmia tronditëse e 17-vjeçares së përdhunuar

U shfrytëzua seksualisht nga 4 persona në Fushë-Krujë për tetë muaj, por ndërsa ka vendosur të flasë në banesë iu vendos tritol.

Bëhet fjalë për një 17-vjeçare që ka gjetur guximin të denoncojë dhunuesit. Në një rrëfim ekskluziv për “News 24” e reja thotë se është abuzuar seksualisht, droguar e më pas shfrytëzuar si prostitutë, ndërsa i bëhej presion se do t’i trafikonin edhe motrat nëse nuk iu bindet urdhrit të tutorëve.

“Jam abuzuar seksualisht që kur isha 16 vjeçe. Me jepnin droga të forta dhe më detyronin të kryeja marrëdhënie me ta. Shpesh herë edhe më dhunonin fizikisht. Më parë kam konsumuar hashash. Kur festova ditëlindjen e 16-të një djalë që më ngacmonte më dha kokainë. Ajo më bënte të mos isha e përgjegjshme për veprimet e mia.

Jam shfrytëzuar si prostitutë për 8 muaj. Para akteve seksuale që kryheshin pa vullnetin tim më jepnin drogë. Ata shfrytëzonin faktin që babai im ishte në burg. Kanë tentuar të më trafikojnë edhe në Greqi. Shpesh më kërcënonin se do abuzonin seksualisht dhe do trafikonin motrat e mia nëse unë i denoncoja”,- rrëfen vajza.

E ndërsa rrëfen, ajo ka një apel për të gjitha bashkëmoshataret e saj, që të mos ketë të njëjtin fat: “Kam qëndruar 3 muaj në një qendër rehabilitimi në Vlorë. Tani jam e pastruar nga droga dhe u bëj apel gjithë bashkëmoshatarëve të mos i besojnë askujt por vetëm familjarëve. Vetëm ata ta duan të mirën”.

FOTO/ Dëshmia tronditëse e 17-vjeçares së përdhunuar FOTO/ Dëshmia tronditëse e 17-vjeçares së përdhunuar FOTO/ Dëshmia tronditëse e 17-vjeçares së përdhunuar

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore