Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

FOTO/ COVID i merr jetën mësuesit të gjimnazit "Qemal Stafa" në Tiranë (Emri)

FOTO/ COVID i merr jetën mësuesit të gjimnazit "Qemal

COVID-19 i ka marrë jetën një mësuesi në shkollës “Qemal Stafa” në Tiranë.

Njoftimi, i dhënë nga kolegët e mësuesit, sqaron se betejën me virusin e ka humbur Shpëtim Kraja. Stafi ka shkruar disa fjalë për Krajën duke e cilësuar një mësues të nderuar që dha më të mirën nga vetja për breza të tërë.

“Një mësues i nderuar, i respektuar, i papërtuar i cili nuk ndaloi asnjëherë së dhëni më të mirën nga vetja, breza e breza të tërë do të kujtojnë me mall mundin, djersën, sakrificat, këshillat dhe dëshirën e pasionin për matematikën”, shkruhet në reagimin e shkollës.

Postimi i gjimnazit

Të prisnim mes nesh i nderuari profesor Shpëtim Kraja!
Të dashur kolegë, nxënës, prindër e miq të faqes sot gjimnazi "Qemal Stafa" rënkon, është në zi për ndarjen e parakohëshme nga jeta të kolegut tonë të mrekullueshëm, të cilin COVID nuk e kurseu!

Një mësues i nderuar, i respektuar, i papërtuar i cili nuk ndaloi asnjëherë së dhëni më të mirën nga vetja, breza e breza të tërë do të kujtojnë me mall mundin, djersën, sakrificat, këshillat dhe dëshirën e pasionin për matematikën!
Sot e nesër në faqen e shkollës sonë do të paraqesim momente nga jeta e tij, impresione nga kolegë, nxënës e prindër si një mënyrë për të kujtuar në çdo moment se sa i rrallë e i veçantë ishte sistemi i tij vleror!

U prehsh në paqe, kolegu ynë i dashur!
Qemal Stafa sot lëngon, loton për humbjen e një kolegu, miku, shoku, bashkëpunëtori të shkëlqyer!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore