Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Foto bëri xhiron e rrjetit/ Vetëvendosja: Nuk ishte vëllazërore përqafimi Rama-Kurti, por 'përplasje' boksierësh

Foto bëri xhiron e rrjetit/ Vetëvendosja: Nuk ishte

Fotoja mes dy kryeministrave të Kosovës dhe të Shqipërisë, Albin Kurti dhe Edi Rama gjatë samitit të djeshëm të zhvilluar në Tiranë ku komentua si një pajtim mes tyre dhe bëri xhiron e rrjetit.

Pas këtyre komenteve ka ardhur edhe reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë. "Përqafimi që Rama i bëri Kurtit nuk ishte i llojit vëllazëror. Ai ishte përqafim prej boksieri, edhe pse Kurti nuk kishte ardhur aspak për ndeshje me Ramën, por për koordinim kombëtar. Rama i dha, megjithatë, një përqafim prej atyre që boksieri bënë për të marrë pak frymë e për t'u shplodhur, para grushtit të radhës. Dhe grushti erdhi menjëherë pas "përqafimit", në intervistën për "Euroneës Serbia", ku Rama e goditi nismën e qeverisë Kurti për ta paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë", shkruan kreu i VV-së në Shqipëri, Boiken Abazi.

Lëvizja Vetëvendosje kandidoi me tre emrat e saj në zgjedhjet e 25 prillit. Mes Kurtit dhe Ramës ka pasur një përplasje ndër vite dhe se marrëdhëniet e tyre nuk janë si ato me kryeministrat e mëparshëm të Kosovës.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore