Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Skandali "Tirja"/ Flet avokatja e infermieres që u lirua nga burgu

Skandali "Tirja"/ Flet avokatja e infermieres që u lirua nga

Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu një nga infermierët dhe sanitaren e 'Shefqet Ndroqit'! Më konkretisht janë lënë në detyrim paraqitje infermierja Sidorela Çela dhe sanitaren, Rukije Hoxha. Ndërkohë që për Mira Bushin dhe Sheqerie Koçin, gjykata ka vendosur mospranim ankimi, për çështje procedure.

Avokatja Antoneta Sevdari, e cila mbron infermieren Sidorela Çelës tha gjatë një prononcimi për mediat se Gjykata kishte vlerësuar të paligjshëm ndalimin e tyre dhe sipas saj e gjente të drejtë lirimin e tyre nga ambientet e qelisë.

'Detyrim për t'u paraqitur e mbështesim vendimin e gjykatës. Prokurori nuk kishte evidentuar veprimin apo mos veprimin.

Vetë vendimi i gjykatës dilte në konkluzionin se nuk kishin bashkëpunuar me Tire Alldervishin. Gjykata tha se prokuroria duhet të kishte konstatuar veprimet e paligjshme, dhe se në përgjime nuk kishte prova të mjaftueshme për të evidentuar bashkëpunimin mes personave”, deklaroi avokatja.

Skandali "Tirja"/ Flet avokatja e infermieres që u lirua nga

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore