
Flet avokati i kontrollorëve të Rinasit: Janë shoqëruar në 12 të natës, 4 prej tyre u liruan
Avokati i kontrollorëve, Rezart Kthupi, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se katër prej kontrollorëve të shoqëruar nga policia janë liruar, ndërkohë që për asnjë prej kontrollorëve nuk është prerë urdhër-arresti.
Ai tha se në polici u shoqëruan rreth 24 persona, ku 4 prej tyre pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë.
Sipas tij, kontrollorët kanë dëshmuar për situatën në fjalë, që çoi në pezullimin e fluturimeve ajrore në aeroportin e Rinasit.
“Janë shoqëruar rreth 24 kontrollorë. Janë shoqëruar mbrëmë në 12:00 të natës. Një pjesë e të shoqëruarve janë marrë nga hoteli pranë Albcontrol ku ndodheshin dhe të tjerë që janë thirrur në mënyrë telefonike dhe janë paraqitur në mënyrë vullnetare.
Nga këta 24, 4 sapo kanë dalë nga policia. Sipas atyre që kanë dalë, kontrollorët janë marrë në pyetje. Kanë dhënë shpjegim për situatën. Për këta të katërt që kanë dalë, nuk ka akuza të ngritura”, tha avokati.



Covid-19 i merr jetën babait të ish-deputetit të PS-së
Historia e plotë >




Sherr në familje, plagos të vëllanë pasi dhunonte fizikisht nënën
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Katër qarqet që mund të përcaktojnë mazhorancën e 25 prillit
Historia e plotë >
Fotot/ Lista e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të...
Historia e plotë >
Paralajmërimi i mjekëve: Gratë që zgjohen natën kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin të reja nga...

EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine

Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin, Rama: Po dalim nga tuneli i pandemisë
Zgjedhje 2021




