Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Fjolla Morina me 2 pistoleta, Artan Hoxha: E lanë në shtëpi, nëse do kapnin një fshatar do e kalbnin në burg

Fjolla Morina me 2 pistoleta, Artan Hoxha: E lanë në shtëpi,

Gazetari Artan Hoxha foli për situatën e kriminalitetit në vend, ndërsa nuk la pa sjellë në fokus çështjen e arrestimit të Fjolla Morinës. Ai tha duke bërë një krahasim, se nëse në vend të saj do të ishte një person i thjeshtë dhe të kapej me 2 “kobure”, do kalbej në qeli.

"Fjollën e kapën me 2 kobure dhe e lëshuan. Po të kishin kapur një fshatar në Tepelena, do e kishin kalbur në burg. Kjo është drejësia. Krimi i organizuar ka marrë në kontroll 100% lojërat e fatit që nuk paguajnë as taksa, as punëtorë, as siguracione.

Sot 80 milionë euro janë në dorë të krimit të organizuar. Tre javë rresht u bë debat në Shqipëri, bëhej nami dhe thuhej po rikthehen lojërat e bixhozit. Sot policët kanë rroba me 450 mijë lekë rrogë, që mbajnë rroba që u ka dalë ngjyra që nga koha e Tahirit.

Kujtojmë se Gjykata e Kukësit ka dhënë masën e “Arrestit në Shtëpi” për këngëtaren Fjolla Morina. Ajo do të qëndrojë në një apartament me qera në afërsi të Komisariatit të Kukësit," tha ai ne Fax.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore