Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Firmëtarë djali i Olldashit/ Berisha vë në lëvizje strukturat: FRPD kërkon referendum për përjashtimin nga Basha (dokumenti)

Firmëtarë djali i Olldashit/ Berisha vë në lëvizje

Ka nisur përplasje brenda PD-së për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi i PD-së. Menjëherë janë vënë në lëvizje një pjesë e strukturave të Forumit Rinor të PD-së që kërkojnë nisjen e një referendumit në parti mbi vendimin për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar i opozitës.

30 anëtarë të FRPD-së kanë firmosur një peticion dhe i janë drejtuar sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Palokës. Në mes firmëtarëve është Glauk Olldashi, djali ish-deputetit Sokol Olldashi. Gjithashtu firmëatë është edhe Erald Shulla, i cili një ditë më parë në postimet në Facebook ka shkruajtur se ka pasur një takim me ish-kryeministrin  Sali Berisha në zyrëne  tij. “Një takim frymëzues rreth 1 orë e 30 min me Doktor Sali Berishën, ku diskutuam për situatën dhe rrethanat politike ku ndodhemi ! Historia jonë është forca për të ardhmen e Partisë Demokratike Bashkimi i Partisë Demokratike është detyra jonë. Do ja dalim”, shkruan ai në Facebook.

Pas këtij takimi duket se janë vënë në lëvizje strukturat e forumit rinor të PD-së.

Në këtë kërkesë ato e cilësojnë si të paprecedent vendimin e Bashës, si personal, për përjashtimin e Berishës dhe se për këtë kërkojnë një referendum në PD.

Berisha ka premtuar nisjen e një turi me bazën pas vendimit për përjashtimin nga grupi i PD-së, por ndërkohë ka gjetur një lëvizje të re, duke angazhuar një pjesë të strukturave të PD-së, sicc është forumi rinor për të nxitur bërjen e një referendumi për përjashtimin e tij nga partia.

Firmëtarë djali i Olldashit/ Berisha vë në lëvizje

Firmëtarë djali i Olldashit/ Berisha vë në lëvizje

Firmëtarë djali i Olldashit/ Berisha vë në lëvizje

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore