
Financuesi i 430 kg kokainë/ E shkuara e 'trazuar' e Viktor Çervanakut! Në vitin 2008 i shpëtoi një atentati, lëvizte me...
Ish-kryetari i komunës së Frakullit në Fier Viktor Çervanaku, në banesën e të cilit u gjend sasia prej 400 kg kokainë e fshehur në thasët me pleh ka një të shkuar të trazuar sa i përket marrëdhënies me ligjin. Nën siglën e Partisë Socialiste Çervanaku ka drejtuar për shumë vite komunën e Frakullit.
Gjatë kësaj kohe konkretisht në vitin 2016 ai u kallzua penalisht nga Inspektoriati i Deklarimit te Pasurive për “ refuzim për deklarim”. Por i shpëtoi ndjekës penale pas amnistisë të miratuar nga Parlamenti në fund te atij viti.
Por problemet për të nuk kishin mbaruar. Në vitin 2018 Çervanaku ra pre e një atentati nga një person i identifikuar si R.Kapaj, por atentati rezultoi i dështuar dhe ai shpëtoi. Konflikti me ish-kryekomunarit dhe Kapaj dyshohet se ka ndodhur pasi Çervanaku kishte refuzuar t'i jepte një certifaktë pronësie.
Dy vite më vonë ai do të përballej sërish me drejtësisë. Ai u ndalua nga Policia e Fierit pasi udhetonte me një Range Rover me targa greke, i cili ishte i trafikuar. Çervanaku u shoqërua në Polici ku dha dëshminë e tij e më pas u la i lirë. Pas shkrirje së njësive vendore në vitin 2015 ai humbi detyrën si kryekomunar por si një zyrtar i administrates shtetrore. Viktor Çervanaku ishte drejtor i Administrates tek Operatori i Sistemit te Transmetimit ndersa se fundi punonte ne sektorin e burimeve njerezore.
Ditën e djeshme u zbulua laboratori i kokainës në Frataj të Fierit. Fillimisht lajmi u dha në mediat malajzeze pas njoftimit se në Portin e Tivarit ishte kapur një sasi kokainë. Më pas u bë e qartë se ky ishte një mega-operacion i koordinuar mes DEA-s amerikane, SPAK dhe Policisë malajzeze. Falë bashkëpunimit u bë i mundur zbulimi i laboratorit të drogës në Fier. Laboratori është gjetur në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë. Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që të cilët bënin përpunimin e kokainës, por gjithsej flitet për 15 persona të arrestuar, prej të cilëve 4 janë prangosur në Tiranë dhe për më shumë se 3 muaj ishin nën hetim nga Policia dhe Prokuroria. Përveç kokainës, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.









As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit/ Dosja që tregon pagesat nga kompanitë...
Historia e plotë >
Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
KUJDES! Fundjava ka surpriza nëse keni plane/ Publikohet TABELA

Shembet muri mbrojtës tek ‘Uji i Ftohtë’, rruga bllokohet nga gurët, kalohet vetëm me një korsi

Ligji i ri për punësimin në Gjermani, eksperti tregon kriteret që duhet të plotësoni dhe...
Aktualitet




