
“Fidel Ylli në krye të Komitetit Olimpik Shqiptar”, PD: Uzurpim, e papranueshme dhe e dëmshme për sportin
Partia Demokratike ka kundërshtuar kandidimim e deputetit të PS, Fidel Ylli në krye të Komitetit Olimpik Shqiptar. Përmes një deklarate për shtyp, ish-deputetja Albana Vokshi u shpreh se është e papranueshme dhe e dëmshme politizimi i sportit.
“Përfshirja e një politikani aktiv, deputet i Partisë Socialiste është tentativë për të prishur garën, është emërim i dhunshëm i një politikani në sport, kundër çfo standardi botëror”, u shpreh ajo.
Për Partinë Demokratike, Komiteti Olimpik Shqiptar duhet të mbetet një organizëm i pavarur, në mënyrë që të mos i shërbejë interesave të pushtetit, por sportistëve të talentuar dhe imazhit të Shqipërisë në botë.
Deklarata e plotë e Albana Vokshit
Të dashur qytetarë! Këto janë ditë të vështira për shumë prej jush. Me mijëra njerëz janë dëmtuar nga oërmbytjet, por nuk kanë mbështetje. Me mijëra të tjerë jetojnë akoma në çadra.
Qindra e mijëra janë të papunë, por qeveria nuk bën ndonjë përpjekje për t’i punësuar. Hallet e njerëzve janë të shumta, por Edi Rama mendon vetëm për vete.
Së fundmi, plani i tij është të uzurpojë edhe sportet, duke targetuar politizimin e Komitetit Olimpik Shqiptar përmes emërimit të shërbëtorit të tij, Fidel Ylli.
Qeveria që ha mish me flori në Dubai ka zhbërë rregullat që pengonin kontrollin nga politika të sportit. Deri pak kohë më parë, në statutin e Komitetit Olimpik, që miratohet nga Ministria e Arsimit, përcaktohej se “nuk lejohet që politikanë aktivë të konkurojnë për të qenë në organet drejtuese të Komitetit”.
Arsyeja për të cilën ky përcaktim është hequr ka lidhje me vendimin e Edi Ramës për të zgjedhur president të Komitetit Olimpik Shqiptar deputetin e tij Fidel Ylli.
Përfshirja e një politikani aktiv, deputet i Partisë Socialiste është tentativë për të prishur garën, eshtë emërim i dhunshëm i një politikani në sport, kundër çfo standardi botëror.
Plani i Edi Ramës për të kapur edhe organizmat e pavarur të sportit është i dëmshëm për sportin dhe si i tillë i papranueshëm.
Për Partinë Demokratike, Komiteti Olimpik Shqiptar duhet të mbetet një organizëm i pavarur, në mënyrë që të mos i shërbejë interesave të pushtetit, por sportistëve të talentuar dhe imazhit të Shqipërisë në botë.





Vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier, FNSH zbarkon në Laç
Historia e plotë >

Goditet nga ekskavatori, humb jetën punëtori në aeroportin e Kukësit
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

COVID-i bëri kërdinë me 335 të vdekur brenda 25 ditëve, por masat nuk nd...
Historia e plotë >
Pakti i plotë/ PD ndryshon emrin e koalicionit dhe rikthen atë të 2005-ë...
Historia e plotë >
Covid shkrumboi 20.5 milion vite jetë

Rusia nxjerr vaksinën e tretë anti Covid, përdoret për këtë kategori personash

COVID/ Ja cili është ndryshimi mes maskave dhe cila ofron mbrojtjen më të mirë
Biznes

Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >


Basha kundër rritjes së pagës minimale: Rëndon ndaj biznesit
Historia e plotë >