Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Festa e Kurban Bajramit! Meta, Rama, Ruçi dhe Basha urojnë besimtarët myslimanë: Shëndet dhe lumturi

Festa e Kurban Bajramit! Meta, Rama, Ruçi dhe Basha urojnë

Politika shqiptare ka uruar ditën e sotme festën e Kurban Bajramit, një festë e shenjtë për të gjithë besimtarët myslimanë. Kryeministri Edi Rama uroi besimtarët me një video nga xhamia e Et'hem Beut në kryeqytet. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, thotë se traditat myslimane, janë vlerë e shtuar e kulturës, qytetërimit dhe humanizmit të shqiptarëve.

Presidenti i vendit, Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook, ndërsa uron besimtarët, bën thirrje për sa më shumë mirësi, mirëkuptim, paqe, begati e dashuri në familjet tuaja. Lulzim Basha, thotë se duhet të mbizotërojë gëzimi, paqja dhe shpresa për një Shqipëri të drejtë e të begatë për të gjithë shqiptarët.

Kryeministri Edi Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin

Basha uron besimtarët myslimanë për Bajram: Mbizotëroftë shpresa për një Shqipëri të drejtë e të begatë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Basha shkruan se duhet të mbizotërojë gëzimi, paqja dhe shpresa për një Shqipëri të drejtë e të begatë për të gjithë shqiptarët.

"Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë! Ju uroj nga zemra Gëzuar për shumë vjet festën e Kurban Bajramit!

Sakrificat dhe lutjet tuaja qofshin të pranuara! Në familjet tuaja mbizotëroftë gëzimi, paqja dhe shpresa për një Shqipëri të drejtë e të begatë për të gjithë shqiptarët! Tradita juaj e ndarjes së të mirave me të afërmit dhe fqinjët në nevojë është shenjë e madhe e përgjegjësisë që ju ndjeni ndaj vendit.

Zoti ju bekoftë juve dhe familjeve tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë", shkruan Basha.

Meta: Të mos ndalim përpjekjet për të shëruar plagët e thella të shoqërisë, varfërinë e korrupsionin

Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në kuadër të Festës së Kuban Bajramit. Përmes një postimi në 'Facebook', Meta bën thirrje për sa më shumë mirësi, mirëkuptim, paqe, begati e dashuri në familjet tuaja dhe mes njëri-tjetrit. Sipas Metës, nuk duhet t'i ndalojmëpërpjekjet për të shëruar plagët e thella të shoqërisë, varfërinë e korrupsionin

"Gëzuar Kurban Bajramin!

Urimet më të mira për të gjithë besimtarët dhe qytetarët shqiptarë kudo ndodhen, me rastin e kësaj feste të shenjtë dhe vëllazërore, që na fton në sakrifica për forcimin e solidaritetit mbarëkombëtar dhe kapërcimin e çdo pengese, që frenon ndërtimin e një Shqipërie plotësisht europiane! Sa më shumë mirësi, mirëkuptim, paqe, begati dhe dashuri në familjet tuaja dhe mes njëri-tjetrit! Të mos ndalim përpjekjet për të shëruar plagët e thella të shoqërisë, varfërinë, korrupsionin, padrejtësitë, arrogancën dhe arbitraritetin dhe të kujdesemi e të mendojmë më shumë për të mirën e përbashkët, jetimët, të moshuarit, të vetmuarit, të sëmurët dhe për këdo në nevojë. 'Tek Zoti nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre (kurbanëve)  por devotshmëria dhe përkushtimi Juaj'. Kuran

Zoti ua pranoftë adhurimin dhe lutjet", shkruan Meta.

 

Ruçi: Traditat myslimane, vlerë e shtuar e kulturës, qytetërimit dhe humanizmit të shqiptarëve


Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka uruar sot besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. Ruçi thotë se traditat myslimane, janë vlerë e shtuar e kulturës, qytetërimit dhe humanizmit të shqiptarëve.

“Me rastin e Kurban Bajramit, kësaj dite të bekuar, u uroj të gjithë besmitarëve myslimanë shëndet dhe lumturi në vatrat familjare.

Dita e Kurban Bajramit është dita e rritjes shpirtërore, faljes dhe bashkimit. Është një ditë meditimi. Reflektimet e çdo besimtari le të bashkohen e të shkrihen në reflektimet e shoqërisë, dhe të klasës politike, dhe t’i shtyjnë të gjithë të punojnë më shumë për një Shqipëri më të mirë.

Shqipëria u është mirënjohëse komunitetit mysliman dhe të gjithë besimtarëve sepse myslimanët shqiptarë janë ndër komunitetet më progresive të 1.5 miliardë besimtarëve myslimanë të planetit.

Myslimanët shqiptarë janë një komunitet fetar, human, tolerant dhe progresiv, të dedikuar për bashkëjetesën, paqen dhe drejtësinë sociale, të angazhuar në luftën ndaj varfërisë, pabarazisë dhe vështirësive të jetës.

Traditat myslimane janë një vlerë e shtuar e kulturës, qytetërimit dhe humanizmit të shqiptarëve.

Besmitarët myslimanë kanë ndarë me të gjithë besimtarët dhe qytetarët shqiptarë sakrificat, përgjegjësitë dhe kontributet për avancimin e Shqipërisë, rritjen e mirëqenies, lartësimin e vlerave të shqiptarëve, për paqen, drejtësinë, barazinë dhe dinjitetin e të gjithë qytetarëve.

Mirënjohje të thellë për mbështetjen që komuniteti dhe besimtarët myslimanë u dhanë besimtarëve dhe të gjithë qytetetarëve për t’i mbijetuar pandemisë.

Sot është dita të gëzojmë të gjithë dhe gëzime paçi ngahera në familjet tuaja.”, shkruan në mesazhin e urimit Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi./Gazeta Shqip

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore