Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Fëmijët ishin në dhomën ngjitur, gazetari zbulon si e mbyti shqiptari gruan në Greqi: U shokuan të gjithë, shkak...

Fëmijët ishin në dhomën ngjitur, gazetari zbulon si e mbyti

GREQI – Një krim brenda familjes tronditi sot Greqinë, ku burri vrau gruan. Viktima ishte një shqiptare, ndërsa autori i krimit, shqiptar gjithashtu, raportohet se e mbyti me duar bashkëshorten, pas një sherri banal.

Në një lidhje për emisionin “Zona Zero” në Top News nga Selaniku, gazetari Aleksandër Marku tha se shkak i krimit dyshohet se është bërë xhelozia.

Sipas dëshmive të fqinjëve, mësohet se çifti ishte konfliktuar me zë të lartë mbrëmjen e djeshme, ndërsa 40-vjeçari e mbyti bashkëshorten, ndërsa 2 fëmijët e tyre 8 dhe 10 vjeç,  flinin gjumë në dhomën ngjitur.

“Të dy merreshin me punë bujqësore. Kishin dy fëmijë, të cilet ishin në dhomën ngjitur në momentin e krimit. Dyshohet se krimi erdhi për shkak të xhelozise.

Burri e ka mbytur gruan me duart e tij. Pas krimit shqiptari është larguar nga banesa dhe më pas ka telefonuar policinë. Fëmijët jetojnë aktualisht me vëllain e gruas.

Gjithë fshati është shokuar. Familja njihej si e qetë. Nuk kishin patur asnjëherë problem. Vrasja e grave është kthyer në një problem në shoqërinë greke”, deklaroi gazetari.

40-vjeçari shqiptar me iniciale X. F. nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa gruaja e tij nuk kishte bërë asnjë denoncim për dhunë në familje më parë./Gazeta SHQIP

Fëmijët ishin në dhomën ngjitur, gazetari zbulon si e mbyti

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore