
“F*ck you si mund ta përkthesh?”, Milaim Zeka: Unë do e shkruaja tamam siç përkthehet (Video)
“Rrushe” është serial dramë-krim i krijuar nga GjirafaStudios. Një ndër serialet më të mëdha në vend i punuar në mënyrë të veçantë, që ka filluar transmetimin në datë 23 maj në Top Channel në orën 21:00.
Seriali është me Titra të shqipes standarde. Kjo gjë ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale.
Analisti Milaim Zeka dhe Flavio Qarri mes batutave kanë diskutuar në lidhje me titrimin e serialeve dhe për problematikat e kësaj fushe ndër vite.
Pjesë nga biseda:
Milaim Zeka: Kolegia po më thoshte përpara se s’kuptonte fare.
Me thënë të drejtën një pjesë të mirë të fjalëve nuk i kuptoj
Milaim Zeka: Kshuqë unë e mendoj se ka qenë një gjetje shumë e mirë e “Gjirafës” dhe e “Top Channel”, po them përtej…kritikave që janë të arsyeshme. Mirë e tha dhe Flavio, fëmijët e mbesat e mia rriten me Digitalb-in, dhe kur flas ndonjëherë e përdor grunë time si përkthyese.
Erjona Rusi: Çështja është a ndihmon apo përçan, se kjo është edhe akuza?
Flavio Qarri: E para ne kemi një histori shumë të keqe me titrat në Shqipëri, dhe këtu ka ndikuar TVSH-ja, edhe ajo e para viteve ’90. Besoj ne që jemi mbi 30 vjeç, të gjithë i mbajmë mend ato përkthimet e neveritshme, që e hiqnin peshën dhe ngjyrën e fjalëve. Po marr shembullin më banal, të sharat që dikur i shihnim të titruara. Ai thoshte “Fuck you, motherfucker”, ky e përkthente “ta marrtë dreqi".









Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Koncertet, ja sa kushtojnë biletat për artistët kombëtarë e ndërkombëtarë, zbuloni më “të shtrenjtin”!

Popullsia në moshë pune zvogëlohet me 101 mijë persona pas pandemisë

Këmbimi valutor/ Euro në rënie si ASNJËHERË më parë, paundi në minimumin historik
Aktualitet




