Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"FBI-ja shqiptare" nis punën më 1 shtator, 60 hetues do trajnohen në SHBA

"FBI-ja shqiptare" nis punën më 1 shtator, 60 hetues do

Më një shtator nis nga puna 'Byroja Kombëtare e Hetimit', e cila do të jetë në drejtimin e ish-numrit dy të policisë së shtetit, Aida Hajnaj.

Report Tv ka mësuar nga burime pranë Prokurorisë së Posaçme se ka përfunduar programi trajnues për zonjën Hajnaj, e cila me nisjen e punës do t'i nënshtrohet edhe trajnimit.

Ndërsa pritet që javën e parë të shtatorit të rifilloj puna edhe për rekrutimin e 60 agjentëve të 'FBI shqiptare,' BKH të cilët pasi të kualifikohen me një proces konkurimi do të trajnohen më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mësohet se selia e BKH do të jetë në katin e katër të godinës aktuale të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit, e cila aktualisht po i nënshtrohet një proçesi rikonstruksoni.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore