Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Fatmir Mediu i pandehur për "Gërdecin", avokati: Ja sa vite rrezikon ish-ministri, kur drejtësia...

Fatmir Mediu i pandehur për "Gërdecin", avokati: Ja sa vite

Avokati dhe konstitucionalisti, Jordan Daci thotë se Gjykata duhet ta trajtoje me kujdes maksimal çështjen e Fatmir Mediut, i cili u mor i pandehur për “Gërdecin”, duke e akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe “shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim” me kuadrin komandues ushtarak.

Daci është shprehur se Mediu rrezikon nga tre vite burg deri në 8 ose nga 20 ditë deri në 7 vite nëse nuk do të kishte prapavijë ushtarake.

Jordan Daci: Rrezikon shumë të jem i sinqertë, mesa di unë akuza bazohet në kodin penal ushtarak dhe jo në kodin penal civil.

Shpërdorimi i detyrës parashikon një dënim nga 3 vite deri në 8 burg ndërsa për shpërdorim detyre për zyrtarët që nuk kanë karakter ushtarak nga 20 ditë deri më 7 vite burg nëse nuk do të kishte prapavijë ushtarake.

Gjykata duhet të ketë kujdesin e duhur për ta trajtuar me kujdes maksimal. Sigurisht që duhet të jepet drejtësia por drejtësia e dhënë në kurriz të drejtave të një shtetasi përfshirë dhe zotit Mediu në rastin konkret është një drejtësi që nuk i shërben askujt. Drejtësia kur nuk jepen në kohën e duhur nuk ka efekt dhe synon të bëjë disa koka turku.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore