Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Çfarë pritet të ndodhë? Vodhi mbi 500 mijë euro në shtëpinë e Alda Klosit, pastruesja "milionere" merret disa orë në pyetje

Çfarë pritet të ndodhë? Vodhi mbi 500 mijë euro

Të tjera detaje pritet të dalin nga një dëshmi e re që ka dhënë për oficerët e policisë gjyqësore pastruesja e arrestuar për grabitjen e një shume prej mbi 500 mijë euro në banesën e ish këshilltares në Kryeministri, Alda Klosit, e cila gjithashtu është pas hekurave për tre vepra penale.

Mësohet se prej mëngjesit të së hënës, 6 shkurt, oficerët e policisë gjyqësore kanë marrë për disa orë në pyetje Rozeta Dobin në ambientet e komisariatit numër 3.

Pak ditë më parë, Dobi deklaroi se do të bashkëpunonte me drejtësinë dhe dëshmia e saj e gjatë rreth 7 orë, çoi pas hekurave Alda Klosin.

Ndërkohë që Panorama mëson se ditën e martë, 7 shkurt, do të jepet masa e sigurisë për Klosin, e cila është shtruar në spital pas problemeve që shfaqi me zemrën pas arrestimit.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore