Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Çfarë pritet tani? Hakerat iranianë paralajmërojnë: Stuhia nuk ka filluar ende!

Çfarë pritet tani? Hakerat iranianë paralajmërojnë:

Hakerat iranianë kanë dalë më një tjetër paralajmërimin. Me postimin e një fotoje në kanalet e tyre në Telegram, grupi ‘Homeland Justice’ (Drejtësia e Atdheut) thotë se ‘stuhia nuk ka nisur ende’.  Në këtë mënyrë, paralajmërpojnë daljen e të dhënave të tjera të shqiptarëve, por nuk japin asnjë detaj më shumë.

“Marka nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është zbulimi i informacionit në mënyra të paprecedentë! Stuhia nuk ka filluar ende,”- shkruhet në foton e postuar.

Hakerat iranianë kanë nisur një varg sulmesh prej muajsh. Së fundmi ata publikuan të dhënat bankare të 1000 bizneseve të mëdha e të vegjël, të personave fizik e juridikë dhe të institucioneve shtetërore. Më herët bënë me dije se kanë hakeruar dhe serverat e Credins Bank, por vetë banka njoftoi se të gjitha llogaritë e të dhënat e klientëve kanë mbetur të paprekura dhe se ishte cënuar vetëm një sistem periferik. Hakerat kanë publikuar dhe certifikatat e sigurisë të punonjësve të Ministrisë, ndërsa më herët sfiduan kryeministrin Edi Rama me publikimin e listës së zgjedhësve. Të dhëna të tjera që janë publikuar prej tyre janë patentat, targat, pagat si dhe listën e punonjësve të SHISH. Ata kanë publikuar dhe të dhënat personale të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, kreut të SHISH, Helidon Bendo, nënkryetarit Oljan Kanushi, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe e-mailet e këtij të fundit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore