Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Çfarë pritet në orët në vijim? Kthesa e madhe e motit, kjo zonë do "shkundet" nga rrufetë

Çfarë pritet në orët në vijim? Kthesa e madhe e

Sinoptikanët parashikojnë një përkeqësim të kushteve të motit gjatë orëve në vijim. Sipas të dhenave nga Meteoalb, reshjet e shiut pritet të pushtojnë vendin gjatë orëve në vijim duke nisur nga veriu dhe pjesa veriore e Ultësirës Perëndimore dhe më pas do të zbresë në pjesën qendrore të vendit.

Parashikohet që reshjet e dendura të shiut të shoqërohen edhe me shkarkime elektrike në zonën e Lezhës gjatë orës 18:00.



Thuajse e njëjta situatë, me reshje të dendura shiu në zona të ndryshme të vendit do të vijojë edhe gjatë ditës së shtunë dhe të dielë.

E gjithë pjesa bregdetare ditën e diel do të përfshihet nga reshje rrebeshe e rrufe. Të dielën në mbrëmje intensiteti i reshjeve do të vijë në rënie.


Era përgjithësisht gjatë situatës së përkeqësuar do të fryjë nga kuadrati i jugut e vrullshme në brigjet detare. Valëzimi në dete i forcës 4-5 ballë.

Pavarësisht kësaj, temperaturat pritet të jenë optimale, tipike të kësaj periudhe, mes 13 dhe 19 gradëve.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore