Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Çfarë po ndodh? Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar

Çfarë po ndodh? Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit

Presidenti i Republikës Bajram Begaj në zbatim të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore ka vendosur të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar më datë 23 Janar 2023, ora 14:00 me temë: “Analiza e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe diskutimi i prioriteteve për vitin 2023”.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon që të japë një panoramë të plotë dhe integruar të gjendjes së Sigurisë Kombëtare në Republikën e Shqipërisë dhe të diskutojë prioritetet për vitin në vijim në funksion të angazhimit të plotë, gjithëpërfshirës të institucioneve në garantimin e sigurisë, lirisë dhe mirëqënies së qytetarëve.  

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar janë ftuar të marrin pjesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe të ftuar drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore