Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Çfarë po ndodh në Elbasan? Sekuestrohen 4 apartamente me vlerë 300 mijë euro, kush është "çifti i pasanikëve" që i zotëronte

Çfarë po ndodh në Elbasan? Sekuestrohen 4 apartamente me

Është finalizuar ditën e sotme operacioni policor i koduar “Fasada4”.

Nga njoftimi zyrtar bëhet me dije se janë konfiskuar katër apartamente me vlerë 300 000 euro.

Ndër të tjera mësohet se apartamentet e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të shtetasve: Zamira Gjongecaj 48 vjeçe, banuese në Elbasan dhe Besnik Braka 58 vjeç, banues në Tiranë (bashkëjetues).

Megjithatë për këtë çështje vijojnë hetimet.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fasada 4”, si rezultat i punës gjurmuese-policore ndaj pasurive me burime kriminale.

Konfiskohen 4 apartamente me vlerë 300 000 euro, të ndodhura në Elbasan.

Pronarët bashkëjetues, të dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda, në vitin 2009, për trafikim armësh, drogë dhe falsifikim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori për inicimin e një procedimi pasuror dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fasada 4”, kanë konfiskuar 4 pasuri të paluajtshme (apartamente), me vlerë rreth 300 000 euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të shtetasve:

-Z. Gj., 48 vjeçe, banuese në Elbasan dhe N. V. alias B. B., 58 vjeç, banues në Tiranë (bashkëjetues).

Këta shtetas janë dënuar ne vitin 2009, nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës, u konfiskuan 4 apartamente me vlerë 300 000 euro, me sipërfaqe totale rreth 470 m2, të ndodhura në Elbasan.

Vijon puna për gjurmimin dhe konfiskimin e pasurive të tjera që rrjedhin nga veprimtari të ndryshme kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore