Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Çfarë ndodhi? Policia zbarkon në Peqin gjatë natës, shoqëron dy persona

Çfarë ndodhi? Policia zbarkon në Peqin gjatë natës,

Policia e komisariat Peqin ka zhvilluar një operacion gjatë mbrëmjes së djeshme, për kontrollin e territorit. Si pasojë ka zbuluar në një fshat të kësaj bashkie një parcelë të mbjellë me kanabis sativa.

Sipas burimeve jo zyrtare, parcela e mbjellë me bimë narkotike u zbulua në një kodër në fshatin Garunjë të Njësisë Administrative Përparim në Bashkinë e Peqinit.

Gjithashtu bëhet e ditur se policia ka shoqëruar dhe dy persona që ndodheshin pranë parcelës së mbjellë me rreth 300 bimë narkotike. Në këtë zonë edhe gjatë viteve të kaluara janë evidentuar raste të kultivimit të kanabis sativa.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore