Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Çfarë ndodh në PD nëse Berisha fiton bashkitë? Burimi analizon situatën: Do të ketë revolucion

Çfarë ndodh në PD nëse Berisha fiton bashkitë? Burimi

Analisti Genc Burimi në studion e emisionit "Breaking" në Top News deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të ndalet në garën për 6 bashkitë, edhe nëse i mohohet kandidimi me siglën e PD-së.

Kjo nënkupton që Berisha mund të kandidojë me të pavarur, pa parti. Por çfarë ndodh nëse grupimi Berisha merr më shumë vota se kandidatët e Bashës në zgjedhjet e 6 marsit? Për Burimin kjo do të thotë një revolucion i dhunshëm në selinë e PD-së.

"Kjo justifikon një protestë ende më ë madhe në oborrin e PD-së. Në këto zgjedhje është beteja PD versioni Berisha dhe PD versioni Basha. Nëse e fiton e gjykata ia jep Bashës bëhet revolucion, bëhet dhunë në selinë e PD dhe madje i jep të drejtën të shkojë drejt kryeministrisë", theksoi Burimi. Ndërsa ndodh e kundërta atëherë SHBA ka të drejtë t'iu deklarojë mbështetësve të Berishës të heshtin. Por sipas tij, Berisha nuk do të tërhiqet edhe pse kandidatët e Bashës mund të marrin më shumë vota ndaj njerëzve të tij.

"Rama dhe Basha po shohin edhe mundësinë si të manipulojmë këto zgjedhje, hajde e përmbaje Berishën dhe rreziku është dalja përpara Kryeministrisë si në Ukrainë. Lëvizja e Metës ishte detyrim me përcaktim, sigurisht çiftin Rama-Basha e dëmtoi nxjerrja e dekretit të zgjedhjeve më 6 mars. Berishës moralisht partia i takon, por unë jam për ligjin, çfarë do të vendosin gjykatat", theksoi Burimi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore