
Çfarë ndodh me motin në fundjavë? Përgatituni mirë, temperaturat arrijnë deri në ...
Edhe përgjatë fundjavës vendi ynë do të karakterizohet nga mot me temperatura të larta, të cilat do të arrijnë deri në 40 gradë celcius në zona si Fieri dhe Berati.
Ndërkohë që në zonat malore dhe në verilindje të vendit do të ketë vranësira gjatë mesditës të cilat do të shoqërohen nga reshje të dobëta shiu.
Në këtë mënyrë si për ditën e Shtunë (nesër) ashtu dhe për ditën e Diel moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare. Në orët e nxehta të ditës (nga orët e mesditës deri ato të pasdites) në relievet malore në lindje si dhe ato kodrinore – malore në jug vranësirat do të jenë hera-herës deri të dendura.
Për ditën e Diel vranësirat në relievet kodrinore – malore në jug dhe lindje do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia e shtrëngatave apo rrebesheve të izoluara dhe afatshkurtra.
Vlen për tu theksuar se: për shkak të lagështirës së lartë në ajër si dhe prezencës së vranësirave (zagushi) temperaturat e larta të mesditës, do të ndihen disa gradë më shumë për trupin e njeriut se sa ato të matura nën hije në kafazin meteorologjik.

Rikthehen temperaturat e larta, çfarë ndodh me motin javën e ardhshme
Historia e plotë >
Situata me COVID19, ja statistikat e publikuara ditën e sotme nga ministria
Historia e plotë >






Çfarë nuk i falin Salmanit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Artikulli i britanikes "The Sun": Shqiptarët dynden në Angli me kamionë ...
Historia e plotë >
Hasi, "Anglia e Vogël" që po zbrazet dita-ditës/ Qyteti shqiptar që do n...
Historia e plotë >
Rikthehen temperaturat e larta, çfarë ndodh me motin javën e ardhshme

Situata me COVID19, ja statistikat e publikuara ditën e sotme nga ministria

Nis nesër faza e dytë e regjistrimit online për klasat e para dhe të dhjeta/ Çfarë duhet të kenë prindërit parasysh
Aktualitet




