Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Çfarë kërkoi grupimi i Enkelejd Alibeajt? Gjykata e Apelit "fundos" kërkesën e tyre, jep njoftimin e rëndësishëm

Çfarë kërkoi grupimi i Enkelejd Alibeajt? Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e grupit të Enkelejd Alibeaj.

Kujtojmë se kërkesa e Alibeajt konstaton në shkarkimin e gjyqtares Irida Kacerja si relatore e çështjes gjyqësore për njohjen e statutit të PD-së.

Në vendimin e Gjykatës së Apelit njoftohet gjithashtu se Partia Demokratike është gjobitur me shumën 10,000 lekë.


“Mospranimin e kërkesës së ankuesit Partia Demokratike e Shqipërisë për përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja. – Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.

– Gjobitjen e kërkuesit Partia Demokratike e Shqipërisë në shumën 10,000 (dhjetëmijë) lekë.

– Ky vendim është i formës së prerë. – Një kopje e vendimit t’u komunikohet gjyqtares Irida Kacerja dhe kërkuesit Partia Demokratike e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Apelit.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore